Është një përballje e letërsisë ballkanike, janë shkrimtarë të njohur në vendet e Ballkanit dhe jo vetëm, të cilët garojnë çdo vit në konkursin letrar “Ballkanika”.
Shkrimtarja Mira Meksi qe e përzgjedhura e jurisë e përbërë nga personalitete të letrave në vend për të përfaqësuar në edicionin e këtij viti letërsinë shqiptare. Për shkrimtaren Meksi kjo është një sprovë.
“Festivali “Ballkanika” është shumë i rëndësishëm sepse zhvillon dialogun ndërkulturor midis vendeve tona dhe evidentohen vlerat më të mira të letërsisë së Ballkanit. Pjeëmarrësit janë nga emrat më të njohur të letërsisë në rajon”, u shpreh Meksi.
Në këtë konkurs letrar garojnë vepra të posaçme dhe jo e tërë krijimtaria e një shkrimtari. Për shkrimtaren shqiptare të qenit në garë me romanin “E kuqja e demave” është me jo pak rëndësi për vetë subjektin që kjo vepër mbart.
“Ky roman është një himn për të kuqen e ikonave të Onufrit”, sqaron shkrimtarja.
Përfaqësuesi I fondacionit “Ballkanika” për Shqipërinë është “Toena”, nën kujdesin e të cilës është ngritur edhe juria për përzgjedhjen e veprës letrare që do të përfaqësojë Shqipërinë.
Ceremonia e shpalljes së fituesit të konkursit letrar “Ballkanika 2011” do të mbahet më 20 janar në Ohër. /top channel
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen